Site icon Telegrafi

Besnik Bislimi në takimin joformal të liderëve të rajonit në Tiranë?

Tirana zyrtare do të jetë nesër nikoqire e takimit joformal të liderëve të rajonit dhe përfaqësuesve të komisionit nga Brukseli.

Me këtë rast, kryeministri shqiptar, Edi Rama, do t’i presë në një takim joformal, liderët e rajonit si dhe komisionarin e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Ndërkohë, nga Prishtina zyrtare ende nuk është konfirmuar nëse do të marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.

Ky i fundit ndodhet aktualisht në Greqi, ku po merr pjesë në edicionin e 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI.

Lidhur me këtë Telegrafi ka provuar të flasë me zyrtarë të Qeverisë, por nuk ka mundur të marrë përgjigje.

Megjithatë, siç njofton RTSH pjesëmarrjen në takimin joformal të liderëve në Tiranë e ka konfirmuar zv/kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

Pjesëmarrjen në takimin e Tiranës e kanë konfirmuar të katër liderët e vendeve të tjera, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, si dhe kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo.

Exit mobile version