Telegrafi

Besnik Berisha në mesin e të arrestuarve në aksionin e Policisë dhe Prokurorisë në Ferizaj

Avokati Besnik Berisha është arrestuar mëngjesin e kësaj të enjte nën dyshimin për tri vepra penale bashkë me tre persona të tjerë me inicialet N.Xh., I.S., dhe R.C.

Ata janë arrestuar gjatë një aksioni të zhvilluar nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Ferizaj.

Lexo po ashtu Aksion i Prokurorisë dhe Policisë në Ferizaj, bastisen shtëpi e lokale – arrestohen katër persona

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar avokati i Berishës, Naim Rudari.

“Po, Besnik Berisha është arrestuar mëngjesin e sotëm në një aksion të zhvilluar nga Policia dhe Prokuroria. Nuk mund të jap informacione të tjera”, ka thënë shkurtimisht Rudari.

Sipas njoftimit të prokurorisë, gjatë këtij aksioni, janë kontrolluar dhe bastisur shtëpitë dhe lokalet përcjellëse të gjashtë personave të pandehur dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit janë arrestuar katër.

Berisha dhe tre të tjerët janë arrestuar për shkak të dyshimit të veprave penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” , “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare “ dhe “Ushtrimi i ndikimit”. /Telegrafi/