Site icon Telegrafi

Besmiri nuk e ka ngacmuar vetëm Luanën, ja çfarë i bëri Marina Vjollcës

Luana Vjollca nuk ka qenë e vetmja nga familja e saj, e cila është kontaktuar nga ana e 32-vjeçarit Besmir Lila.

Avokati i tij tha se Lila ka kontaktuar edhe me motrën e Luanës, prezantuesen tjetër televizive, Marina Vjollca.

“Klienti im i ka shkruar edhe Marina Vjollcës në rrjetet sociale, ku i ka kërkuar me mirësjellje t’i krijojë mundësinë e një takimi me Luanën. Nga ana e saj, Marina Vjollca i ka bërë ‘block’, duke ia pamundësuar vijimin e komunikimit mes tyre. Nga ana tjetër, Luana nuk e ka shfrytëzuar këtë mundësi. Ajo nuk i ka refuzuar komplimentet apo dhuratat, duke i krijuar bindje të gabuar klientit të mbrojtur prej nesh”, thanë mbrojtësit.

Sherri me grushte për Luanën në Unazë.

Luana Vjollca nuk i pati denoncuar në polici veprimet përndjekëse të një fansi “të çmendur”, derisa ai u përfshi në një sherr me grushte me të dashurin e saj, biznesmenin kosovar, Krenar Çoçaj.

Incidenti ndodhi pasditen e 12 prillit në Unazën e Madhe në kryeqytet. Sipas Prokurorisë, këtë ditë prezantuesja, pasi ka dalë nga “TCH” me automjetin e saj, ka vënë re që po ndiqej nga një mjet “Fiat”, që i binte borisë në mënyrë të vazhdueshme.

Ajo ka lajmëruar mikun e saj Krenar Çoçaj, i cili ka i shkuar pas me një tjetër mjet. Në një nga semaforët e Unazës së Madhe, për shkak të bllokimit të trafikut nga mjeti “Fiat” ka zbritur 32¬vjeçari, Besmir Lila. Ai i ka shkuar prezantueses te xhami dhe ka filluar t’i bërtasë që të hapte derën, duke i thënë se përse s’u ishte përgjigjur mesazheve të tij.

Në këtë kohë aty ka shkuar edhe Çoçaj, i cili është konfrontuar fizikisht me Lilën. Një patrullë policie e rastësishme ka ndërhyrë, duke ndaluar Besmir Lilën. Në çantën e tij është gjetur një armë zjarri, pistoletë.

Exit mobile version