Telegrafi

Besimtarët katolikë në Maqedoni festojnë sot Pashkën

Besimtarët e krishterë në të gjithë vendin, kremtojnë sot Pashkën, kremtimi më i madh në kalendarin liturgjik të Kishës Katolike dhe kishave të tjera të krishtera që shënon ringjalljen e Jezu Krishtit pas kryqëzimit.

Mbrëmjen e së shtunë, në të gjitha kishat katolike të vendit u mbajt mesha e shenjtë e vigjiljes të Pashkës, me ritet përkatëse.