Telegrafi

Besimi: Zgjidhje të përhershme për blerjen e ilaçeve për sëmundje të rralla

Pas protestave dhe kërkesave të pacientëve me fibrozë cistike që shteti të sigurojë medikamentin “Trikafta”, ministri i Financave Fatmir Besimi thotë se duhet gjetur një zgjidhje e përhershme për blerjen e ilaçeve për sëmundjet e rralla.

“Duhet të fokusohemi në tejkalimin e çdo pengese të mundshme burokratike apo të tjera për të gjetur një zgjidhje të përhershme për blerjen e ilaçeve për personat me sëmundje të rralla”, tha Besimi për “Sitel”.

Roli i Ministrisë, theksoi ai, është që të deklarojë kornizën gjatë krijimit të Buxhetit, sa para janë në dispozicion, sa do të jenë të ardhurat dhe si do të shpërndahen.

“Problemi me prokurimin e ilaçeve për sëmundje të rralla është i shumë kohërave. Për rastin e fundit ka pasur një konkluzion të Qeverisë, ka pasur mbledhje për zgjidhjen e problemit, është gjetur një zgjidhje, është marrë vendim nga qeveria që do të kujdeset dhe dje është marrë vendim që të zbatohet si sa më shpejt”, sqaroi Ministri./Telegrafi/