Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane, Fatmir Besimi sot do të vizitojë kampin e refugjatëve “Vinojug” në Gjevgjeli.
Vizita e Besimit, i cili ka rolin si koordinator për ndihmë të huaj, është për koordinimin e donatorëve për migrantët/refugjatët në kampin e migrantëve “Vinojug”. Parashihet takim me përfaqësues të lartë të organizatave ndërkombëtare të cilët veprojnë në atë fushë./Telegrafi/