Site icon Telegrafi

Besimi: Reformat urgjente prioritare edhe më tej mbeten në fokus

????????????????????????????????????

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane, Fatmir Besimi, sot realizoi takim me delegacionin në nivel të lartë të Komisionit për Çështje Evropiane në Parlamentin holandez, udhëhequr nga kryetari i Komisionit, Malik Aymani. Në shoqëri të delegacionit ishte edhe ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Republikës e Maqedonisë,Vilem Vuter Plomp, transmeton Telegrafi.

Zëvendëskryeministri Besimi uroi marrjen e kryesisë së BE-së nga ana e Holandës dhe theksoi shpresë se bashkëpunimi i deritanishëm mes Holandës dhe Maqedonisë do të vazhdojë, dhe se Holanda edhe më tej do të vazhdojë ti mbështesë aspiratat euroatlantike të vendit.

“Në takim Zëvendëskryeministri Besimi iu referua aktiviteteve të cilat realizohen në kuadër të reformave urgjente prioritare në fushën e gjyqësisë, ndjekja e komunikimeve, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reformat në administratën publike dhe reformat zgjedhore, mediat dhe implementimi i marrëveshjes kornizë të Ohrit. Ai theksoi se reformat urgjente prioritare edhe më tej mbeten në fokus dhe se me përkushtim do të punohet për realizimin e tyre. Në lidhje me menaxhimin e krizës së emigrantëve, Besimi theksoi se në Maqedoni emigrantët trajtohen në mënyrë humane, duke i respektuar të gjitha detyrimet ligjore ndërkombëtare, me koordinim të plotë me politikat e BE-së”, Nga kabineti i zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane.

Bashkëpunimi bilateral mes Holandës dhe Maqedonisë zhvillohen në kuadër të disa projekteve, dhe atë mes ndihmës së donatorëve, trajnimet të projekteve MATRA CDAD, programet ORIO, si dhe tvining me partnerët nga Holanda. /Telegrafi/

Exit mobile version