Site icon Telegrafi

Besimi: Qytetarët kursimet e tyre t’i investojnë në fletobligacione

Ministri i Financave, Fatmir Besimi në “Summer Click” në TV21 tha se afati për blerje të fletobligacionit për qytetarët skadon sot në orën 14:00.

Besimi dha mesazh për qytetarët që kursimet e tyre t’i investojnë në fletobligacione.

“Qëllimi i fletobligacionve është të zhvillojë tregun e kapitalit dhe t’u japë qytetarëve një instrument të ri për të investuar kursimet e tyre. Kemi dy vjet që kemi inflacion, arritëm ta reduktojmë shifrën në njëshifrore në qershor. Kjo është një mundësi që qytetarët të investojnë kursimet e tyre, nga njëra anë është një investim që do t’u sigurojë përfitime të tjera në të ardhmen, ndaj rekomandoj që kursimet e tyre t’i investojnë në fletobligacione”.

“Kemi planifikuar që deri në fund të vitit të kemi 54 milionë euro nga qytetarët dhe për herë të parë qytetarët të kenë këtë lloj raporti, për të vendosur kontakte me qeverinë, me buxhetin. Kjo do të zvogëlojë edhe ekonominë gri”, tha Besimi.

Exit mobile version