Site icon Telegrafi

Besimi: Pas miratimit të rebalancit do të fillojë zbatimi i masave nga pakoja e katërt

Pakoja e katërt e masave do ta amortizojë goditjen nga kriza me Kovid-19. Masat të cilat kanë implikacione në buxhet, si përkrahja financiare për pagesë të rrogave, do të fillojnë të zbatohen me miratimin e rebalancit të buxhetit, me të cilin sigurohen mjete për to, deklaroi ministri i Financave, Fatmir Besimi.

“Masat janë dedikuar për këto tre muaj të vitit 2020 dhe sa të kalojë rebalanci, mjetet do të sigurohen dhe atëherë do të mund të zbatohet procedura. Me efektin që e presim nga këto masa, në anën e konsumit personal, në anën e investimeve publike dhe në përgjithësi ndaj aktivitetit ekonomik, kjo rënie do të zbutet deri 4,4 për qind”, e transmeton Ministria e Financave publikimin e Besimit në Facebook.

Ministri thotë se pothuaj të gjitha ekonomitë në botë po e zgjerojnë deficitin për të siguruar më shumë fonde, që t’i injektojnë ato në ekonomi.

“Nëse i shihni të gjitha buxhetet e të gjitha vendeve më të zhvilluara, ka rritje të deficitit, pasi duhet të ndikohet edhe në anën e ofertës, edhe në anën e konsumit. E tillë është kriza, kriza është e tipit që të gjithë duhet t’i koordinojnë masat, edhe në njërën anë, edhe në anën tjetër. Burimi i krizës është joekonomik. Edhe me ndalesë administrative në fazën e parë është ndërprerë tërë procesi, zinxhiri i prodhimit dhe nga ana tjetër u zvogëlua kërkesa, nga aspekte tjera, pasi u kufizua lëvizja. Keni përnjëherë rënie të aktivitetit ekonomik, edhe të kërkesës edhe të ofertës. Tani duhet të kthehet kjo në nivel më të lartë që të mund ekonomia të punojë”, përfundoi Besimi.

Exit mobile version