Site icon Telegrafi

Besimi-Kurz: Maqedonia të avancojë në proceset integruese

Zv/kryeministri Fatmir Besim sot ka biseduar me Ministrin për Evropë, Integrim dhe Punë të Jashtme të Austrisë, Sebastian Kurz rreth aktualitetet politike në Maqedoni, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Mbështetja e Austrisë është thelbësore për Republikën e Maqedonisë, e njëjta është përforcuar edhe me miratimin e Planit të Veprimit Austri-Maqedoni, gjatë vizitës Tuaj në vendin tonë, në shkurt të këtij viti”, potencoi zëvendëskryeministri Besimi.

“Në takim u diskutua edhe për procesin eurointegrues të vendit. Austria është një nga shtetet mike të Maqedonisë dhe bën një angazhim për perspektivën evropiane, si për Maqedoninë, ashtu edhe për rajonin. Maqedonia duhet të avancohet në procesin aderues sepse fillimi i negociatave është instrumenti më i mirë për zgjidhjen e sfidave kyçe”, theksoi Besimi.

Zëvendëskryeministri Besimi dhe Ministri Kurz shprehën kënaqësinë për vazhdimin e bashkëpunimit mes Republikës së Austrisë dhe Maqedonisë.

Gjatë vizitës, Zëvendëskryeministri Besimi mbajti ligjeratë në Akademinë Diplomatike në Vienë në temë: “Integrimi i Maqedonisë në BE: Sfida dhe si më tutje”./Telegrafi/

Exit mobile version