Alvaro Morata është sulmuesi i ri i Milanit, me kuqezinjtë do të paguajnë 13 milionë euro në arkat e Atletico Madridit për kartonin e kapitenit të kombëtares spanjolle, i cili ka kryer testet mjekësore në Madrid.
31-vjeçari rikthehet në Serie A, kampionat ku ka luajtur më parë në dy periudha të ndryshme me Juventusin.
“Arsyeja e kësaj zgjedhjeje ishte besimi i Ibrahimovic, trajnerit dhe skuadrës. Mezi po pres të nis aventurën me Milanin. Do të stërvitem që nesër, por më parë më duhet të kaloj pak pushime me familjen”.
Álvaro Morata: “Es hora de disfrutar las vacaciones con las personas más importantes de mi vida y después… se vuela en 🔥🔴⚫️🔥” pic.twitter.com/34VR6qfd6W
— AC Milan TMN (@MilanTMN) July 17, 2024
“E di që vitet më të bukura të karrierës i kam përpara. Po pres me padurim t’i bashkohem Milanin, një klub madhështor”, deklaroi sulmuesi.
Morata do të firmosë deri në vitin 2028 me Milanin, ku do të përfitojë rreth 5 milionë euro në sezon plus bonuset.
Kuqezinjtë do të tentojnë edhe një tjetër sulmues, ku në krye të listës së dëshirave është gjermani Niclas Fullkrug, sulmuesi i Borussia Dortmundit. Alternativa e 31-vjeçarit nga Hannoveri është anglezi Tammy Abraham i Romës. /Telegrafi/