Telegrafi

Besimi: Jemi të përkushtuar në agjendën tonë reformuese, avancim dhe transparencë me financat publike

Reformat në menaxhimin me financat publike dhe implementimin e tyre nga ana e Ministrisë së Financave ishin temë e takimeve të ministrit të Financave, Fatmir Besimi me drejtorin e Sektorit për Evropë të FMN-së, Alfred Kamer, drejtorit ekzekutiv të FMN-së, Pol Hilbers dhe shefit të Misionit të FMN-së për Republikën e Maqedonisë së Veriut, Bergljot Barkbu në Uashington, në suaza të takimeve vjetre të FMN-së dhe BB-së.

Në takime, siç informoi Ministria e Financave, Besimi potencoi se edhe pse fokusi i Qeverisë është kahëzuar drejt përballjes me krizën energjetike dhe daljes prej saj me pasoja sa më të vogla të mundshme negative, vazhdimisht p punohet edhe në agjendën reformuese e cila do të na afrojë drejt standardeve evropiane de do të mundësojë rritje të përshpejtuar.

“Ne jemi të përkushtuar në agjendën tonë të projektuar reformuese e cila do të thotë avancim dhe transparencë më e madhe në menaxhimin me financat publike. Hap i rëndësishëm në atë është miratimi i Ligjit të ri për buxhete, i cili do të thotë koncept i ri në buxhetimin e bazuar në rezultate dhe matjen e suksesit të tyre, që do ta përmirësojë efikasitetin e tyre dhe efektivitetin e shpenzimeve publike. Me Ligjin, vendosen rregulla të reja fiskale dhe parime fiskale. Vendoset edhe Këshill fiskal i cili do të sigurojë analiza të pavarura dhe profesionale dhe mendime për supozimet makroekonomike dhe fiskale. Me ligjin vendoset edhe buxhetimi afatmesëm dhe strategjia pesëvjeçare fiskale. E tërë kjo do të thotë edhe transparencë më e madhe dhe kontroll më i madh në shpenzimin e parave të qytetarëve të mbledhura në buxhet”, tha ministri besimi.

Ai shtoi se reformat kanë të bëjnë, jo vetëm me anën e shpenzimeve të buxhetit, por se e përfshijnë edhe anën e të hyrave, për çka është përgatitur koncept i reformës tatimore i cili bazohet në Strategjinë e miratuar për reforma tatimore. Për reformën tatimore është hapur debat i gjerë publik, ndërsa versioni final do të inkorporojë edhe pjesë të rëndësishme të poentave të paraqitura në debatet publike.

Në takime u bë fjalë edhe për masat që ndërmerren për zbutjen e goditjes nga çmimet, ulje të ekonomisë gri, s dhe për zbatimin e konsolidimit fiskal, avancimin e decentralizimit fiskal, përshpejtimin e tranzicionit të gjelbër dhe digjitalizimit. Njëherit, u konstatua se shkëlqyeshëm po zhvillohet koordinimi mes politikës monetare dhe asaj fiskale, në domenin e përforcimit të stabilitetit financiar dhe ruajtjes së rritjes. U cek se implementimi i reformave është shoqëruar me shkallë të lartë të transparencës fiskale dhe llogaridhënies dhe se në atë pjesë vendi edhe deri më tani e ka pasur mbështetjen e Fondit monetar ndërkombëtar dhe se ajo mbështetje do të vazhdojë edhe në të ardhmen.