Telegrafi

Besimi angazhohet në LSE, nuk do të kyçet më në politikë? (Foto)

Një ndër ministrat e BDI-së që vlerësohej si ministër i përjetshëm i kësaj partie në Qeverinë e Maqedoni duket se do t’i thotë lamtumirë politikës pasi ai ka publikuar angazhimin e ri profesional, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Fatmir Besimi është angazhuar si profesor në ‘London School of Economics’ ku do të mbulojë tema si ‘Integrimi i Ballkanit perendimor në strukturat e BE-së’ dhe tema tjera të lidhura me integrimin ekonomik, politikën dhe zhvillimet politiko-ekonomike në Ballkani.

Besimi më herët ka qenë ministër i BDI-së në Ministrinë për Integrime Evropiane, në Ministrinë për Ekonomi në Maqedoni dhe ministër në Sekretariatin për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit./Telegrafi/