Telegrafi

Besim Muzaqi kandidati i VV-së për kryetar të Vushtrrisë

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se Besim Muzaqi do ta jetë kandidati i Lëvizjes për komunën e Vushtrrisë.

Ai e ka fituar përkrahjen e aktivistëve të Qendrës së Vushtrrisë të cilit sipas parimit një anëtar – një votë e kanë votuar për kandidat.

“I urojmë suksese Qendrës së Vushtrrisë në vazhdimin e procesit garues”, thuhet në një postim të VV-së në Facebook.