Jashtë stadiumit të Besiktasit, Vodafon Arena, ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm dhe gjitha kjo një orë pas fitores 2-1 ndaj Bursaspor.
Me këtë rast klubi nga Stambolli ka dal me një komunikatë zyrtare dhe ka dënuar ashpër sulmin.
Klubi turk ka zbuluar se ka të lënduar nga sigurimi i klubit që ndodheshin afër stadiumit dhe i ka uruar të gjithë qytetarëve shërim sa më të shpejt.
“Pas ndeshjes që luajtëm ndaj Bursasporit, terrori tregoi edhe një herë fytyrën e tij të ultë. Pas takimit shtëpia jonë u hedhë në erë dhe atë para stadiumit Vodafone Arena, dhe sipas informatave të para disa pjesëtarë të sigurimit tonë janë lënduar”.
“Terrorizmi nuk njehë limite dhe kështu ata sulmuan edhe heronjtë tonë të sigurimit dhe cenuan sigurinë tonë dhe të Bursaspor. Ne do të ngrihemi ndaj tyre që mos të lejojmë të arrijnë objektivat e tyre. Shpresojmë që qytetarët e lënduar të kenë shërim sa më të shpejtë dhe nuk do kenë vuajte të mëdha. Ne dënojmë ashpër dhunën terroriste dhe urrejtjen”, shkruan Besiktasi në komunikatën zyrtare. /Telegrafi/
Terörü Şiddetle ve Nefretle Lanetliyoruzhttps://t.co/qDMHeTmNTZ#Beşiktaş pic.twitter.com/67DBspm6gW
— Beşiktaş JK (@Besiktas) December 10, 2016