Telegrafi

Besiktas refuzoi 22 milionë eurot e Liverpoolit për Vidan

Domagoj Vida ka shkëlqyer në kampionatin botëror të zhvilluar në shtetin rus.

Mbrojtësi ishte pjesë e kombëtares kroate, e cila pësoi humbje në finale kundër Francës. Ky sukses i kroatëve, ka bërë që shumë futbollistë të jenë target të klubeve të mëdha evropiane.

Një prej tyre është edhe Liverpooli, i cili ka ofruar 22 milionë euro për qendër mbrojtësin, që dëshiron ta ketë partner me bashkëkombësin, Dejan Lovren.

Por, mediat turke raportojnë se Besiktas ka refuzuar ofertën e The Reds dhe po kërkojnë hiq më pak se 30 milionë euro, të cilat nuk është e gatshme t’i shpenzojë klubi anglez.

Mbetet të shihet në ditët në vazhdim nëse ka lëvizje të pozicioneve të palëve dhe të realizohet transferimi.

Theksojmë se Besiktas e kishte sjell falas në radhët e veta 29-vjeçarin pasi që i kishte mbaruar kontrata me Zenitin.

Ndryshe, lojtari gjatë sezonit të kaluar ka pasur 13 paraqitje në të gjitha garat për klubin turk dhe ka shënuar vetëm një gol. /Telegrafi/