Site icon Telegrafi

Besiktas ‘plaçkit’ Ligën Premier, dëshiron katër yje

Kampioni turk dëshiron të afroj në radhët e veta katër yje nga futbolli anglez.

Kryetari i Besiktasit, Fikret Orman është në Angli për të mbajtur bisedime me skuadrat gjigante angleze për disa nga yjet e tyre.

Sipas revistës sportive turke Fanatik, Orman është duke mbajtur bisedime me Chelsean, Manchester Unitedit dhe Manchester City.

Lexo po ashtu Hernanes nuk dëshiron kalimin te Besiktasi

Preferencat e kryetarit të klubit turk janë përforcimi i skuadrës me dy sulmues, një mesfushor dhe një qendër mbrojtës.

Nga Chelsea kërkon shërbimet e Loic Remy, Bastian Schweinsteiger nga United, ndërsa nga City dëshiron shërbimet e Wilfried Bony dhe Vincent Kompany. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Transferimet
Exit mobile version