Telegrafi

Besiktas nuk llogaritë më në tre futbollistë

Kampionati turk i futbollit ka përfunduar gjatë fundjavës së kaluar, ku Galatasaray është shpallur kampion.

Tashmë skuadrat kanë filluar të mendojnë për sezonin e ardhshëm rreth transferimeve dhe largimeve të lojtarëve.

Një prej tyre është edhe ish-kampioni Besiktas, e cila raportohet se do t’i largojë tre lojtarë të tjerë.

Ricardo Quaresma (Getty Images)

Alvaro Negredo, Wagner Love si dhe Ricardo Quaresma pritet që gjatë afatit kalimtar të verës të gjejnë angazhime të reja.

Gjersa portugezi Quaresma ka ofertë konkrete prej skuadrave kineze, spanjolli dhe braziliani do të duhet të presin ofertat konkrete.

Tashmë zyrtarisht prej skuadrës është larguar Dusko Tosic, i cili është trasnferua në Superligën e Kinës.

Ndryshe, Besiktas në sezonin e ardhshëm do të bëjë gara në Ligën e Evropës pasi që në ligën elitare turke ka përfunduar në pozitën e katërt. /Telegrafi/