Telegrafi

Besiktas ‘djeg’ lojën për prezantimin e lojtarëve – Batshuayi zbarkon në ‘Vodafone Park’ si Batman

Michy Batshuayi ka kaluar si huazim te Besiktas dhe tashmë kjo është konfirmuar zyrtarisht edhe nga klubi me një video, ku lojtari paraqitet si superhero.

Chelsea ia kishte vazhduar sulmuesit belg kontratën edhe për dy vite e cila do të zgjasë deri në vitin 2023.

Kalimi në Superligën e Turqisë është huazimi i tij i pestë nga ardhja e tij nga Marseille në vitin 2016.

Borussia Dortmund, Valencia, dhe dy herë në Crystal Palace kanë qenë huazimet e tij.

Batshuayi njihet me nofkën Batman dhe Besiktas duke e ditur këtë gjë, ka vendosur që prezantimin e tij ta bëjë me veshjet e këtij superheroi.

Pamje, muzikë dhe prapaskena nga filmi i Christopher Nolan, i njohur si ‘Dark Knight’, Batshuayi erdhi në stadium ku u prezantua.

Klubi turk ka marr paksa kritika, pasi kostumi i veshur nga Batman dhe ai i sulmuesit belg, nuk ngjajnë edhe shumë.

Por edhe përkundër kësaj video është bërë menjëherë virale, një gjë që e kishin dëshiruar edhe ekipi i social media të Besiktasit. /Telegrafi/