Site icon Telegrafi

Besiktas dhe Galatasaray në vëzhgim të Mavrajt

Mërgim Mavraj është vënë në qendër të transferimeve gjatë janarit.

Mbrojtësi shqiptar me paraqitjet e mira te skuadra gjermane e Kolnit ka rënë në sy të shumë agjentëve të klubeve të ndryshme anembanë Evropës.

Lexo po ashtu Këtu mund t'i gjeni të gjitha lajmet rreth futbollistëve shqiptarë nëpër botë

Ndjekje të reprezentuesit shqiptar janë edhe dy gjigantët turk Besiktas dhe Galatasarayt, transmeton Telegrafi.

Besik ka probleme të mëdha në fazën e mbrojtjes ndërsa Galatasaray ka shfaqur mangësi në këtë repart dhe do të mundohen që këto dobësi t’i mbulojnë me mbrojtësin shqiptar.

Lexo po ashtu Hamburgu po e vëzhgon Mërgim Mavrajn

Te dyja klubet janë të gatshme të ndajnë një pagë prej 1.3 milion euro për 30-vjeçarin, shkruan Geissblog Koln.

Kujtojmë se Mavraj ka refuzuar të nënshkruajë një kontratë të re me skuadrën gjermane dhe është i lirë në qershor të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version