Deputeti i ardhshëm i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Besian Mustafa e ka kujtuar babain e tij në 19 vjetorin e vrasjes, duke pohuar se vrasësit nuk e vranë atë, por “vranë të ardhmen e fëmijëve të tyre”.
“Qe 19 vjet të mbaj mend kështu, punëtor, në mendime, i mprehtë, i qetë, i heshtur, besnik, i afërt, gjithnjë duke gjetur gjuhë të përbashkët me të gjithë në çdo rrethanë. Nuk të vranë ty. Vranë të ardhmen e fëmijëve të tyre”, ka shkruar Mustafa në Facebook. /Telegrafi/