Telegrafi

Besian Mustafa: Unë, Abdixhiku, Haziri e Quni jemi fund e krye LDK

Kandidati për kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa një ditë para se të mbahet Kuvendi i LDK-së për kryetar të saj ka reaguar duke thënë se pas zgjedhjes së kryetarit të kësaj partie, ai me tre kundër kandidatët e tij do të jenë sërish miq, bashkë partiak dhe kolegë.

Mustafa përmes rrjetit social në Facebook kundër kandidatët për kryetar të LDK-së, Lumir Abdixhiku, Lutfi Haziri dhe Anton Quni  i quajti “fund  e krye LDK”.

Mustafa po ashtu tha se bashkë me kundër kandidatët për kryetar të LDK-së janë përfolur aq shumë në media, sa që siç tha ai janë munduar që t’i bëjnë pjesë të grupeve e skemave imagjinare.

“Unë, Lumiri, Lutfiu, Antoni, etj. jemi LDK, fund e krye! Nesër në mëngjes jemi kundërkandidat në garën më demokratike në politikën kosovare. Nesër në mbrëmje jemi miq, bashkë partiak dhe kolegë të rreshtuar pas kryetarit të ri. Që nga dita e parë e LDK-së, 23.12.1989, na ka udhëhequr uniteti, solidariteti, dialogu, vizioni! Ashtu siç pritej, në medie u fol shumë, u munduan të na bëjnë pjesë të grupeve e skemave imagjinare. Por, ne ishim, jemi dhe do të jemi gjithmonë të bashkuar rreth LDK-së”, ka shkruar ai.

Ai po ashtu theksoi se heshtja e cila po mbizotëron ende brenda LDK-së duhet thyer shpejtë.

“Ja kemi borxh të gjithë qytetarëve të Kosovës, të gjithë brezave të saj”, tha ndër të tjera Mustafa. /Telegrafi/