Dasma, ose thënë mirë tri dasmat e tyre zgjuan shumë pluhur gjithandej në media.
Çifti i njohur Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku i dhanë fund beqarisë më datë 1 shtator të këtij viti, në një ceremoni madhështore të organizuar në Pallatin Presidencial në Tiranë, shkruan Telegrafi.
Ndërkohë dy ceremonitë tjera ishin më private, dhe u zhvilluan në lokacione tjera.
Siç e do edhe rendi pas martesës, çifti kanë marrë rrugën për pushimet e muajit të mjaltit, dhe për këtë kanë zgjedhur një destinacion magjik.
Ata kanë vendosur të shkojnë në ishujt Maldive, në një nga resortet më luksoze të quajtur “Four Sesons”.
Këtë gjë e ka bërë të ditur edhe vet Xhensila përmes një imazhi të publikuar në InstaStory, ku shfaqet duke bashkë me Besin duke bërë nga një “Gëzuar” gjatë darkës.
Ndërkohë që këngëtares i ka lënë shumë përshtypje edhe shërbimi, pasi atyre u është shërbyer një pjatë, në të cilin shkruhej: “Për zotërinë dhe zonjën Kallaku”.
Dyshja duket se po kalojnë çastet më të ëmbla nën shoqërinë e njëri-tjetrit. /Telegrafi/