Besart Zeneli ishte banori që u eliminua nga Big Brother VIP Kosova 2.
Mes Gani Gërmisë dhe Ylli Dervishit, ai hoqi dorë përfundimisht nga çmimi i madh prej 200 mijë eurosh.
Aktori shqiptar u shpreh i lumtur pas eksperiencës duke theksuar se ka qenë një periudhë shumë e mirë për të.
I pyetur në fund se kë sheh fitues të këtij formati, ai pa hezituar dha një përgjigje.
Sipas tij, fitoren në edicionin e dytë e meriton Buci, me të cilin njëherësh krijoi raporte shumë të mira në shtëpi.
Besi gjithashtu një marrëdhënie të mirë shoqërore e krijoi edhe me banoren Santiana Maloku.
Dalja e tij i mërziti të gjithë, ndonëse po prisnin kthimin me anë të biletës. /Telegrafi/