Telegrafi

Besart Halimi publikon këngën e re “Pa fjalë”

Këngëtari i njohur shqiptar, Besart Halimi, gjatë ditës së sotme (e enjte) ka prezantuar projektin më të ri muzikor.

“Pa fjalë” mban titullin kjo këngë, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Tektin e këngës e ka shkruar Fatmir Muji, kurse për muzikën është përkujdesur kompozitori i njohur Florent Boshnjaku.

Besart Halimi (Foto: YouTube)

Projekti i zhanrit baladë tashmë është lansuar edhe në platformën YouTube dhe besohet se do të pritet mirë nga publiku.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Besart Halimi

Kjo njëherësh është kënga e parë e Besartit për vitin 2020, i cili duket se i ka kushtuar një rëndësi mjaft të madhe.

Halimi vazhdon të jetë aktiv edhe me mbrëmje e koncerte të ndryshme muzikore dhe këtë kohë natyrisht se ka anuluar shfaqjet e tij për shkak të përhapjes së virusit COVID-19. /Telegrafi/