Këngëtari Besart Halimi është një emër mjaft i pëlqyer në tregun shqiptar.
Ai është mjaft aktiv me projekte të reja në muzikë, gjersa është mjaft i pranishëm edhe në koncerte dhe mbrëmje muzikore.
Besarti është mjaft i ndjekur nga fansat edhe në rrjetet sociale, në të cilat është mjaft aktiv dhe ndan me ta imazhe të ndryshme nga jeta e tij.
Së fundmi, me rastin e ditëlindjes së vajzës së tij të vogël, ai dhe bashkëshortja e tij, Ilirjana, kanë organizuar një festë për më të ëmblën e tyre.
Dyshja kanë ndarë me fansat një fotografi familjare, gjersa Besarti ka publikuar edhe një imazh me vajzën e tij të vogël, Kaian.
Në një rrëfim për Telegrafin, në dhjetor të vitit të kaluar, Halimi kishte treguar emocionet e të bërit baba, duke e cilësuar kështu vitin që shkoi si më të mirin e jetës së tij.
“Vitin 2017 do ta mbaj mend si vitin më të rëndësishëm të jetës time, pasi që për herë të parë u bëra prind. Kënaqësi dhe gëzim më të madh nuk mbaj mend se kam pas ndonjëherë. Është diçka e pa përshkueshme, vetëm atëherë kur e provon, e din saktë se çka është me qenë prind. Jam shumë i lumtur që Kaia tashmë është bërë pjesë e pandashme e jetës sime, pa të cilën me të vërtet, nuk ka kuptim asgjë…”, pati thënë Besart Halimi për Telegrafin.
Përndryshe, vajza e tij e vogël Kaia, ditë më parë festoi njëvjetorin e lindjes. /Telegrafi/