Këngëtari i njohur Besart Halimi, u shndërrua në një personazh shumë të përfolur në media javën e kaluar.
U përfol se ai dhe bashkëshortja e tij po shkonin drejt ndarjes, gjë të cilën e hodhi poshtë vet këngëtari, duke thënë se nuk është e vërtetë.
E pas gjithë kësaj zhurme mediatike, Besarti ka vendosur që të publikojë këngën e tij më të re, të cilën e ka sjell në bashkëpunim me këngëtarin Armend Shabani.
“Shko” titullohet kënga e tyre më e re, e cila është e zhanrit baladë.
Muzika është realizuar nga vet Besart dhe Armendi, gjersa për vargjet e tekstit është kujdesur Krenar Halimi.
Orkestrimi i është besuar kompozitorit Virusi, gjersa masteringu është realizuar nga Florent Boshnjaku.
“Shko” është publikuar në kanalin YouTube edhe me një klip mjaft të veçantë, i cili është xhiruar në Budva të Malit të Zi. /Telegrafi/