Site icon Telegrafi

Besart Berisha në bisedime për transferimin në Superligën e Indisë

Besart Berisha . (Photo by Robert Cianflone/Getty Images)

Besart Berisha po planifikon përsëri largimin nga Austrlia, pas rikthimit vitin e kaluar.

Sulmuesi nga Kosova ishte larguar nga Melbourne Victory për tu transferuar në elitën e futbollit japonez tek Hiroshima, por që pas një viti është rikthyer përsëri në Australi.

34-vjeçari nënshkroi kontratë me Western United, ku edhe këtë edicion shkëlqeu në elitën e futbollit australian.

Në 19 ndeshjet e para me Western United, Berisha shënoi 14 gola duke qenë njëri nga lojtarët më të mirë në kampionat.

Por e ardhmja e Berishës duket larg Australisë, pasi prishtinasi është në bisedime për një transferim të mundshëm tek Chennaiyin.

Besart Berisha . (Photo by Robert Cianflone/Getty Images)

Berisha pritet të largohet si futbollist i lirë nga Wester United pasi kontrata e tij me këtë klub skadon në qershor.

Chennaiyin i ka ofruar kontratë një vjeçare Berishës, pasi synimi i klubit është të shpallen kampion i Indisë.

Klubi indian është formuar në vitin 2014 dhe që nga ajo kohë kanë fituar dy herë kampionatin, teksa edicionin e fundit humbën në ndeshjen finale titullin.

Në këtë klub më parë kanë luajtur emra të mëdhenj të futbollit botëror, si braziliani Elano, norvegjezi John Arne Riise, Eric Djemba Djemba, Mikael Silvestre apo dy kampionët botëror me Italinë, Alessandro Nesta e Marco Matterazzi. /Telegrafi/

Exit mobile version