Besart Berisha ka shënuar golin e tij të 100 në kampionatin australian të futbollit.
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës po vazhdon me formën e tij superiore në Australi, ku po shënon shumë gola.
Pas rekordit të thyer si futbollisti me më shumë gola në histori të kampionatit australian, Berisha, gjithashtu ka arritur edhe kuotën e 100 golave të shënuara, përcjell Telegrafi.
Berisha këtë rekord e arriti në ndeshjen e sotme ku skuadra e tij Melbourne Victory fitoi me rezultat minimal 1-0 ndaj Central Coast Mariners.
“Besart Berisha, çfarë kampioni! Lojtari i parë që shënon 100 gola në Hyndai A-Leuague”, shkruan faqja zyrtare e klubit të tij.
Kujtojmë që Berisha më parë në kampionatin australian ka luajtur edhe për skuadrën tjetër Brisbane Roar.
Ai në Azi u transferua nga Gjermania ku bëri karrierë me Hamburgun e Armenia Bilefeldin. /Telegrafi/