Telegrafi

Besar Halimi drejt rikthimit në Gjermani, në bisedime me 1860 Munich

Kanë kaluar katër muaj kur mesfushori kosovar Besar Halimi është pa skuadër.

Pas tetë muajsh qëndrim në Letoni tek skuadra FC Riga, Halimi ndërpreu kontratën me këtë klub me marrëveshje të dyanshme dhe që nga ajo kohë nuk ka qenë i angazhuar.

Megjithatë mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës pritet të bëhet së shpejti me skuadër të re dhe atë të rikthehet në Gjermani.

27-vjeçari është në bisedime me skuadrën e famshme gjermane 1860 Munich që bën gara në Bundesliga 3.

Mediat gjermane kanë raportuar se palët janë në bisedime të avancuara dhe Halimi së shpejti pritet të zyrtarizohet tek kjo skuadër.

Reprezentuesi kosovar do të rikthehet në Gjermani pas një viti, ku në vitin 2021 u largua nga Sandhausen pas dy viteve qëndrim.

Halimi më parë ka bërë karrierë edhe te Stuttgart Kickers, Mainz, FSV Frankfurt e Brondby. /Telegrafi/