Trajneri i Besës, Leutrim Krasniqi, është zotuar se skuadra e tij do të vazhdojë t’u qaset me seriozitet të gjitha ndeshjeve të mbetura në Superligën e Kosovës në futboll.
Ekipi pejan pësoi humbje prej 5-1 në Gjilan, ndërsa pozicionohet në vend të fundit në tabelë me 10 pikë dhe në edicionin e ardhshëm do të luajë në Ligën e Parë.
Porse, Krasniqi ka deklaruar se të zgjedhur e tij në secilën ndeshje do ta kërkojnë fitoren duke mos u bërë pjesë e pazareve dhe duke ruajtur nderin e skuadrës.
Në komentimin e lojës ndaj Gjilanit, ai ka theksuar se në pjesën e parë, ekipi bëri paraqitje të mirë, porse ashtu nuk ndodhi në fraksionin e dytë.
Dhe për këtë arsye, Besa pranoi edhe tre gola të tjerë dhe nuk arriti të shënonte më, pos golit të realizuar në gjysmën e parë. /Telegrafi/