Site icon Telegrafi

Besa: Shqiptarët e KSHZ-së ia falën një deputet OBRM-PDUKM-së

Lëvizja Besa ka reaguar pas refuzimit të ankesave të saj nga ana e KSHZ-së, në lidhje me parregullsitë që ajo i kishte dorëzuar për disa vendvotime në njësinë e gjashtë zgjedhore gjatë ditës së zgjedhjeve. Në një komunikatë për zyrën e Telegrafit në Maqedoni ata akuzojnë anëtarët shqiptarë në KSHZ, që sipas tyre i’a falën një deputet OBRM-PDUKM-së.

“Sot ishim dëshmitarë të mbledhjes së Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, i cili me shumicë votash nuk i pranoi ankesat e koalicionit “Rilindje me BESË”, duke i mundësuar kështu OBRM-PDUKM-së që ta mbajë me pa të drejtë një mandat deputeti që na takonte neve në njësinë nr. 2. Përkundër asaj se votuesi ua dha mesazhin këtyre partive në zgjedhje, ato përsëri vazhdojnë t’i bashkojnë duart e tyre kundër interesave të shqiptarëve dhe të qytetarëve në vend”, thuhet mes tjerash në komunikatën e Lëvizjes Besa.

Ata thonë se shpresa e vetme e tyre, është që në vend të anëtarit të PDSH-së në KSHZ, Bedredin Ibrahimi, do të jetë përfaqësuesi i tyre./Telegrafi/

Exit mobile version