Ish-Miss Kosova Besa Gashi është kthyer sërish në qendër të vëmendjes.
Bukuroshja ishte ndër më të përfolurat në median rozë rreth ndarjes nga bashkëshorti i saj Alberti, ku thuhej se Tuna ishte arsyeja, transmeton Telegrafi.
Por, duket se çifti kanë lënë gjithçka pas duke u bashkuar sërish.
Se janë të lumtur dhe bashkë, Besa e bëri të ditur përmes profilit të saj duke publikuar një fotografi së bashku me bashkëshortin dhe vajzën e saj.
Kjo fotografi është e para që nga fillimi i përfoljes për ndarjen e pastaj bashkimin e tyre. /Telegrafi/