Këngëtarja e njohur, Besa Kokëdhima, paralajmëroi publikimin e klipit të saj më të ri pak ditë më parë, por që për shkak të probleme teknike, publikimi u shty për pak shumë kohë.
Tani projekti i titulluar “Don” është i gatshëm për publikun dhe vjen në bashkëpunim me artistin grek, Illeoo.
Muzika është realizuar nga vet Besa, gjersa orkestrimi i është besuar producentit Kledi Bahiti.
Tekstin e këngës e kanë shkruar vet dyshja interpretuese dhe brenda këngës gërshetohen katër gjuhë: anglisht, shqip, spanjisht dhe greqisht.
Kënga është realizuar edhe me klip, xhirimet e të cilit janë kryer në Shqipëri.
Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit Shiva Pictures. /Telegrafi/