Me ndeshjen e vetme që zhvillohet në Pejë ndërmjet Besës dhe Gjilanit, sot do të hapet xhiroja e fundit e stinorit vjeshtor të elitës së futbollit kosovar.
Dy skuadrat që po kalojnë nëpër formë shumë të dobët do të përballen sot në fshatin Brestovik prej orës 13:00.
Mysafirët e shohin përballjen ndaj pejanëve si mundësinë më të mirë për t’u këndellur pas katër humbjeve radhazi, por duhet të kenë kujdes sepse Besën e kanë mposhtur mezi, 1:0, në sfidën e parë sezonale në Gjilan.
Ekipin gjilanas edhe në këtë përballje do ta drejtojë Sallah Sherifi, pasi që ardhja e Bylbyl Sokolit në krye të skuadrës nuk është zyrtarizuar akoma.
Nga ana tjetër pejanët nuk kanë se çfarë të humbasin dhe synojnë që të befasojnë ekipin gjilanas
Gjyqtar kryesor do të jetë Alban Shala, i cili do të ndihmohet nga dy asistentët, Granit Hyseni e Alban Ejupi si dhe nga gjyqtari i katërt, Mentor Ajeti.
Kjo ndeshje që zhvillohet në Brestovik të Pejës fillon nga ora 13:00.
SUPERLIGA – SOT
13:00 Besa – Gjilani
Gjyqtarë: Alban Shala, Granit Hyseni, Alban Ejupi, Mentor Ajeti. /Telegrafi/