Site icon Telegrafi

Besa: Pjesa perëndimore e vendit është lënë anash nga investimet e huaja direkte

Nga partia opozitare Lëvizja Besa thonë se bëhen disa ditë ku i gjithë opinioni i gjerë, përfshirë dhe neve jemi dëshmitarë të qarkullimit të një video materiali të sponsorizuar nga vetë kryeministri Zaev, ku tentohen të prezantohen gjoja të arriturat të kësaj qeverie në dy vitet e ushtrimit të mandatit të saj.

“Nga ajo që kemi analizuar, e që mund të dëshmohet edhe përmes gjendjes faktike, konstatojmë se nga 624.5 milion eurot e reklamuara, as edhe një cent nuk është investuar në pjesën perëndimore të vendit, kryesisht e banuar me shqiptarë”, thuhet në deklaratën e Lëvizjes Besa.

Nga atje thonë se nuk është hapur as edhe një punëtori e thjeshtë, e jo me nga emrat e gjigantëve të prodhimit botëror./Telegrafi/

Exit mobile version