Besa Kokëdhima ka paralajmëruar videoklipin e ri muzikor që do të lansohet së shpejti.
Këngëtarja nga Shqipëria ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se është në përgatitje të projektit të ri.
Ajo e ka publikuar një fotografi nga xhirimet në Instagram për t’i mbajtur të informuar fansat e saj për këngën e re.
Në bazë të asaj që shkruan në postim, videoklipi është duke u realizuar nga produksioni ProVideo Albania.
Përshkrimi i videos është thjesht: “Vjen së shpejti”.
Besa nuk ka sjellë materiale të reja muzikore qe një kohë të gjatë, prandaj fansat e saj presin me kërshëri këngën e re.
Kujtojmë që në të kaluarën, ajo ka sjellë projekte të pëlqyera solo, por edhe bashkëpunime shumë të mira.
Në vitin e kaluar, Besa e publikoi bashkëpunimin me Elinel, “Mos m’le me ra”, që u pëlqye nga fansat e dy këngëtarëve. /Telegrafi/