Lëvizja Besa ka reaguar ndaj thirrjeve të djeshme të liderit të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, duke e dënuar gjuhën atni-perëndimore të Gruevskit dhe kanë bërë thirrje për qetësi. Një një kominikatë për Telegrafin në Maqedoni ata akuzojnë qeverinë OBRM-PDUKM për orientim anti-perëndimor.
“Thirrjet e djeshme ultranacionaliste dhe antiperëndimore përballë KSHZ-së nga kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, dëshmojnë edhe orientimin më të saktë politik të OBRM-PDUKM-së si parti, por edhe të qeverisë që ai ka drejtuar bashkë me BDI-në. Partia e njeriut që qeverisi deri më tani, i prirë nga politika diskriminuese dhe përjashtuese ndaj shqiptarëve, me gjuhën e përdorur ndaj ambasadorëve të shteteve mike, siç është gjuha e përdorur ndaj ambasadorëve të SHBA-ve dhe të BE-së, dëshmon se Nikolla Gruevski është orientuar në politika që më së paku kanë për qëllim të ardhmen e ndritur të qytetarëve dhe perspektivën e tyre euroatlantike”.
Lëvizja Besa ka dënuar ashpër vokabularin e përdorur të Gruevskit, duke gjykuar se ajo gjuhë e shpie shtetin në fragmentime mbi vija etnike, sepse shqiptarët e Maqedonisë nuk do të lejojnë në asnjë mënyrë që ndonjë politikan i papërgjegjshëm, siç është ai, t’i shkëpusë nga agjenda euro-atlantike.
Prandaj, thonë nga Lëvizja Besa, ai duhet ta dijë se, nëse dëshiron të kultivojë një agjendë tjetër, atje mund të shkojë vetëm me Ali Ahmetin, por jo edhe me shqiptarët e Maqedonisë.”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Besa./Telegrafi/