Telegrafi

Besa ndryshon stil, duket mahnitëse me pamjen e re (Foto)

Këngëtarja e njohur Besa Kokëdhima vazhdon të mahnitë me pamjen e saj nga java në javë, në spektaklin e njohur “The Voice of Albania”.

Këtë herë ajo u paraqit me një ndryshim të ri në dukje, pasi kishte vendosur të lyente flokët e saj në një ngjyrë krejt më ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim zakonisht.

Lexo po ashtu Po vjen dueti më i veçantë i skenës, Besa dhe Elinel sjellin së shpejti "Mos m'le me ra" (Foto)

Ngjyra lejla ishte zgjedhja që ajo kishte bërë, ndërsa në fundin e flokëve të saj, ajo nuk e ka humbur shkëlqimin e biondes, ngjyrë që e karakterizon tash e ca kohë.

E veshur me një fustan të zi dhe në formë rrjete, Besa dukej vërtet mahnitëse e ulur në karrigen gjykuese të spektaklit. /Telegrafi/