Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Besa Kokëdhima, është një emër mjaft i ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.
Ajo është çdo ditë aktive në to, dhe shpesh ndan me fansat fotografi të ndryshme nga jeta e saj.
Së fundmi, Besa ka realizuar një set të ri fotografik, të cilin e ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.
Ajo vjen mjaft tërheqëse në një stil urban, teksa thekson linjat e saj perfekte trupore.
Kokëdhima nuk ka bërë të ditur nëse këto imazhe janë shkëputur nga xhirimet e ndonjë projekti të ri muzikor, gjithsesi është dukur mjaft bukur dhe joshëse.
Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ana e ndjekësve nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve e kanë komplimentuar për linjat trupore.
Përndryshe, projekti i saj i fundit muzikor mbetet kënga “Amor”, të cilën e solli gjatë muajit tetor, dhe u prit shumë mirë nga fansat e saj. /Telegrafi/