Site icon Telegrafi

Besa Kokëdhima reagon e tronditur pas varrimit të viktimave nga tërmeti: O Zot, a ka Zot? Një familje e tërë!

Foto: Besa/Instagram

Tragjedia e dy tërmeteve që goditën Shqipërinë, duke shkaktuar viktima të shumta, qindra të plagosur e dëma të mëdha materiale, ka shokuar mbarë opinionin.

Njëra ndër historitë më të tmerrshme të kësaj trajedia është ajo e familjes Lala, nga e cila kanë humbur jetën gjashtë persona.

Marjeta kishte tre fëmijë në krahë kur zjarrfikësit italianë e gjetën mes rrënojave. Flinte me ta në krevat dhe ishte përpjekur më kot të mbulonte me trupin e saj Emilion, 6 vjeç dhe dy binjakët 2 vjeçarë, Dionisa dhe Dionis. Amelia, vajza më e madhe, 10 vjeç, ishte disa metra më tej ishte gjetur e vdekur pak orë para saj. Familja Lala u shua e gjitha me përjashtim të 16 vjeçarit Ramë Lala që u nxorr pas 14 orësh gërmime me duar.

Teksa në televizion po transmetohej ceremonia e varrimit, këngëtarja Besa Kokëdhima duket të jetë emocionuar shumë.

Lexo po ashtu Besa Kokëdhima anuloi pjesëmarrjen në “Kënga Magjike”, reagon Ardit Gjebrea

Ajo ka reaguar e tronditur në InstaStory, duke publikuar një pjesë nga kronika e zezë që po jepej në TV, duke shkruar në mbishkrimin e saj: “O Zot, a ka Zot? Një familje e tërë”.

Foto: Besa/InstaStory

Mesa duket, artistja ka bashkëndier tejet thellë dhimbjen me bashkëkombësit e saj.

Ajo gjithashtu njoftoi të premten se është tërhequr nga festivali “Kënga Magjike” që zhvillohet javën tjetër në datat 5, 6 dhe 7 shtator, sepse nuk mund ta përballojë dot daljen para publikut në valën e freskët të kësaj tragjedie. /Telegrafi/

Exit mobile version