Site icon Telegrafi

Besa Kokëdhima reagon e mërzitur nga izolimi: Mjaft më

Foto: Besa/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Besa Kokëdhima, ka shprehur së fundmi kulmin e mërzitjes së saj, si pasojë e mbylljes së vazhdueshme.

Izolimi i shkaktuar nga coronaivurisi i ka bërë njerëzit të mos ndjehen mirë dhe shumë prej tyre kanë pezulluar aktivitetet e punës.

Këngëtarja, e cila ka qëndruar e karantinuar e vetme në shtëpinë e saj në Tiranë, përmes një shkrimi të publikuar së fundmi në InstaStory, ka bërë të ditur se është tejet e lodhur nga izolimi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Stop mbylljes, mjaft më”, ka shkruar ajo në InstaStory, me shpresën se gjërat do të kthehen së shpejti në normalitet.

Foto: Besa/InstaStory

Këngëtarja përndryshe ka ndërprerë çdo aktivitet muzikor shkaku i coronavirusit, që kur u fut në karantinë.

Projekti i fundit muzikor që Besa solli ishte kënga “C’est la Vie” që u publikua në fund të muajit shkurt dhe u prit shumë mirë nga publiku. /Telegrafi/

Exit mobile version