Telegrafi

Besa Kokëdhima: Jeta është më e bukur në bikini

Foto: Besa Kokëdhima/Instagram

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Besa Kokëdhima, është shumë e pëlqyer nga publiku për këngët e saj.

Ajo është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga përditshmëria apo aktivitetet në muzikë.

Së fundmi, Besa duket se është në pushime, dhe po kalon disa ditë të mira jo-produktive larg përditshmërisë.

Ajo publikoi për ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqej mjaft atraktive teksa pozonte me bikini para pasqyrës.

Lexo po ashtu Soni Malaj me një tjetër pozë atraktive nga pushimet, vë në pah fizikun e shkëlqyer

Teksa ka vënë në pah linjat e theksuara të trupit, Besa ka rrëmbyer vëmendje edhe me mbishkrimin që i ka lënë fotografisë.

“Jeta është më e bukur në bikini”, ka shkruar ajo, ndërsa ka marrë pëlqime e komente të shumta nga fansat.

Përndryshe, “La la la” mbetet kënga e saj e fundit, të cilën ajo e solli rreth katër muaj më parë, dhe u prit shumë mirë nga publiku. /Telegrafi/