Site icon Telegrafi

Besa Kokëdhima hap spektaklin e sotëm të Big Brother VIP Albania, me këngën e saj “Titan”

Foto: Big Brother VIP Albania/YouTube

Këngëtarja shqiptare, Besa Kokëdhima, ishte arsyeja që spektakli i natës së sotme të Big Brother VIP Albania, pati një hapje të mrekullueshme.

Besa, me një performacë mbresëlënëse, dhuroi emocione me këngën e saj të titulluar “Titan”.

Kjo këngë tashmë është shumë e pëlqyer nga publiku dhe veçanërisht nga fanstat e saj.

Foto: Big Brother VIP Albania/YouTube

Për shkak të tekstit inkurajues, por, edhe për shkak që kjo do të jetë kënga me të cilën Besa do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion, kjo këngë është shumë e veçantë për adhuruesit e Besës. /Telegrafi/

Exit mobile version