Këngëtarja e mirënjohur, Besa Kokëdhima, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Shpesh ajo ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme, gjersa jo të pakta janë rastet kur shpreh mendimin e saj lidhur em ndonjë çështje aktuale.
Diçka të tillë e ka bërë edhe së fundmi, teksa ka ri-shpërndarë në InstaStory një video, ku shihet një student shqiptar teksa maltretohet nga kolegët e tij.
Videoja në fjalë është publikuar nga faqja “Studentët Denoncojnë”, teksa lidhur me këtë ka pasur reagime të shumta në rrjetet sociale.
Besa ka shkruar se sa e tmerrshme ishe për të kur pa videon, ndërsa për rastin në fjalë u ka bërë thirrje organeve kopetente që të merren me të.
“E pabesueshme se si rrihet e poshtërohet një student nga bashkëmoshatarët e tij! Ju lutem Policia e Shtetit dhe drejtuesve përkatës, përfshirë ministren e arsimit të investigojnë respektivisht, të kapen e dënohen autorët dhe të merren masat për sigurinë e nxënësve dhe studentëve nga dhuna fizike e intimidimi psikologjik! Kjo është e papranushme! Turp!, kanë qenë fjalët e këngëtares.
Kokëdhima përndryshe vazhdon të shijojë suksesin e projektit të fundit muzikor që solli pak muaj më parë, këngën “La la la”. /Telegrafi/