Telegrafi

Besa Kokëdhima duket mahnitëse në fotografitë e reja

Foto: Besa/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Besa Kokëdhima, ka realizuar së fundmi një fotosesion të veçantë.

Ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi, ku shfaq portretin e saj në një prapavijë të kuqe.

Këngëtarja duket mjaft tërheqëse me një makijazh të lehtë, ndërsa vë në dukje tiparet e saj të fytyrës.

Fotografitë në fjalë kanë marrë pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit, shumë nga të cilët e kanë komplimentuar për këtë paraqitje.

Besa ka kohë tash e sa kohë që ndan jetën e saj mes Shqipërisë dhe Francës, teksa është aktive herë pas here me projekte të ndryshme muzikore.

Kënga e saj e fundit mbetet “C’est la vie” e sjell në shkurt të këtij viti, e cila është pritur mirë nga fansat e saj. /Telegrafi/