Është një nga femrat më të bukura në Kosovë, ish Missi i njohur asnjëherë nuk zhgënjen me paraqitjet publike.
Pavarësisht bukurisë natyrale ajo gjithmonë kujdeset për formën trupore të saj që të jetë sa më në nivel dhe përgatitjet për verë të nxehtë kanë nisur.
Por, palestër Besa gjithmonë shoqërohet nga vajza dhe bashkëshorti, Alberti. Në një fotografi që ka hedhur në Instagram, ajo ka thënë se po ushtron bashkë me vajzën e saj Kjarën, teksa shpesh herë me ta stërvit edhe bashkëshorti Alberti, një sipërmarrës i suksesshëm nga Prishtina.
Duke u veshur e pozuar njësojë, nuk thonë kot “më bëj nënë të të ngjajë” – vajza Kjara duket se po shkon drejt hapave të nënës për t’u bërë modele e suksesshme.