Telegrafi

Besa – Feronikeli, publikohen formacionet zyrtare

Besa është nikoqir i Feronikelit për takimin që zhvillohet në kuadër të javës së tetë në Superligën e Kosovës.

Dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare me të cilat do të tentojnë të marrin pikët e plota.

Besa është aktualisht në vendin e nëntë me katër pikë dhe një fitore e mundshme do ta largonte nga vendi që shpie në Ligën e Parë.

Në anën tjetër, Feronikeli është në pozitën e tetë me gjashtë sosh, derisa dp të tentojë që të dal në vendin e gjashtë.

Formacioni startues i Besës: Kolaj, Scekic, Rajovic, Matos, Xhaka, Halili, Sheqerolli, Salihu, Brruti, Syla, Tahiri.

Formacioni startues i Feronikelit: Avdyli, Dabiqaj, Lladrovci, Thaqi, Malaj, Maliqi, Greca, Qorri, Milickovic, Kuka, Hoxha. /Telegrafi/