Site icon Telegrafi

Besa e Pejës ankohet në Batatinën

Llapi ka arritur të shënoi fitore 2-0 ndaj Besës në javën e 27-të në elitën e futbollit kosovar.

Por përveç humbjes në udhëtim, Besa e Pejës është ankuar edhe në trajnerin e Llapit, Tahir Batatina.

Sipas reagimit të klubit pejan në faqen e tyre zyrtare, referimi në këtë ndeshje ishte tendencioz.

Më poshtë e keni reagimin e plotë nga KF Besa:

“Me një lojë mjaftë dominante dhe angazhuese te treguar nga djemët e Besë në fund rezultati ishte jo real.

Ajo çfarë na bëri përshtypje nga KF Llapi ishte një deklaratë e pa matur nga “strategu” më i madh llapjan Batatinjo. Ky ekspert duke marrë epitetin e Prokurorit dhe Gjykatësit deklaron pa turp se Besa do te eliminohet nga Kupa pasi gjendët në procedura gjyqësore. I mjeri ky nëse tani është dorëzuar nga finalja dhe gjitha shpresat i ka varur te Prokurori dhe Gjykatësi.

Batatinjo ne sot të treguam futboll e ti fitove pa meritë sepse referimi ishte tendencioz. Por në finale te Kupës shpresojmë se nuk do ti kesh këto rrethana lehtësuese dhe aty duhesh të shpalosësh “diturinë” tënde për futbollin sepse nuk fitohet pa meritë dhe me pallavra.

Mjerë ai klub i cili mbetet që trajneri të jetë zëdhënës, kryetar, drejtor, ekspert i sigurisë, ekspert i ndërtimit, auditor, financier, shpifës, gjykatës dhe prokurorë.

Ku o katandisur futbolli kosovar kur deklaratat e një pallavraxhije duhet ti komentojmë”, thuhet në reagimin e KF Besës.

Exit mobile version