Site icon Telegrafi

Besa dhe Gjilani për tu rikthyer te fitoret, formacionet zyrtare

Besa do të jetë nikoqir i Gjilanit në kuadër të xhiros së 18-të në Superligën e kosovës.

Dy skuadrat janë duke kaluar nëpër një krizë të rezultateve dhe duan të rikthehen te fitoret.

Besa është e fundit në tabelë me gjashtë pikë dhe ka vetëm një fitore në 17 ndeshje të zhvilluara, derisa Gjilani është jashtë formës, pasi në katër ndeshjet e fundit ka regjistruar po aq humbje.

Ndeshja e parë ndërmjet këtyre dy skuadrave kishte përfunduar me rezultatin 1-0 në favor në gjilanasve.

Formacionet zyrtare:

Besa: Kolaj, Ajdini, Breno, Sebastian, Sheqerolli, Halili, Tahiri, Syla, Bruti, Salihu, Xhaka.

Gjilani: Koliçi, Halili, Ferreira, Fustar, Frashëri, Musolli, Useini, Kqiku, Cyrbja, Progni, Nikac. /Telegrafi/

Exit mobile version